E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 00:32

Lajmet

Liderët e BE-së mblidhen për buxhetin

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Lider të Bashkimit Evropian të mbledhur në një samit dy-ditor në Bruksel, kanë paralajmëruar bisedime të ashpra lidhur me buxhetin shtat-vejtor të 27 shteteve të bllokut.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se pa shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve, nuk do të ketë marrëveshje në këtë samit.

Kancelarja e Gjerminsë, Angela Merkel ka thënë se pozicionet e tyre janë “ende larg”.
Samiti i së enjtes është vonuar për disa orë, për t’i lënë më shumë kohe bisedimeve bilaterale, në mënyrë që të gjendet një kompromis.

Britania, Gjermani dhe shtete të tjera perëndimore, inisitojnë në shpenzime më të vogla të BE-së në mënyrë që të ndikohen shkurtimet të shpenzimeve.

Shtete jugore dhe lindore dëshirojnë fonde për mbështetje të shteteve anëtare më të varfëra.

Një buxhet prej 1 mijë 20 miliardë euro i propozuar fillimisht nga Komisioni Europian tashmë është shkurtuar përsëri në 943 miliard.