Ndërlidhjet

Shtyhet votimi i Hagel-it


Ish senatori Chuck Hagel
Ish senatori Chuck Hagel
Një komitet i Senatit amerikan ka shtyrë votimin e konfirmimit për kandidatin e presidentit Barak Obama për sekretar të mbrojtjes.

Komiteti i Senatit për Shërbime të Amrëve, ishte pro votimit mbi emërimin Chuck Hagel-it për këtë javë, por 25 senatorë republikanë bllokuan votimin dhe kërkuan nga Hagel të japë më shumë detaje personale financiare.

Ligjëvënësit dëshiruan që Hagel të shpjegojë më shumë se kush i financion fjalimet private të tijë, pasi që ai nuk ka asnjë lidhje me donatorë të jashtëm.

Hagel ka premtuar se do të japë dorëheqje nga çdo organizatë e cila do të mund të përbënte konflikt interesi.

Ndërkohë, Kryesuesi i Komitetit Carl Levin, tha se shpreson që sa më shpejtë të ri-caktohet data për votim.
XS
SM
MD
LG