E enjte, korrik 31, 2014 Kosova 05:20

Lajmet

Shqipëri: Gjykata i liroi policët e akuzuar për vrasje të protestuesve

Pamje e TiranësPamje e Tiranës
x
Pamje e Tiranës
Pamje e Tiranës
Një gjykatë në Tiranë i ka liruar sot dy oficerë të lartë të policisë, që ishin të akuzuar lidhur me vrasjen e katër personave, gjatë një proteste të opozitës kundër qeverisë, më 21 Janar të vitit 2011.

Ky vendim u kritikua nga Shtetet e Bashkuara, që kanë dhënë ndihmë në hetimet mjekoligjore dhe është pritur me tmerr nga opozita politike shqiptare, duke i rritur tensionet politike para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

“Për fat të keq, vendimi i sotëm e ka shkatërruar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit shqiptar të drejtësisë për të sjellur drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Partia Socialiste në opozitë u largua sot nga Kuvendi i Shqipërisë në shenjë proteste.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me 23 dhe 25 vjet për personat e akuzuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo.

Prokuroria do të vendos më vonë lidhur me ankesën eventuale ndaj këtij vendimi të gjykatës.