E premte, tetor 31, 2014 Kosova 04:58

Lajmet

BE: Liderët arritën marrëveshje për buxhetin 7 vjeçar

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, gjatë takimit të liderëve evropianë në BrukselPresidenti i Francës, Francois Hollande, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, gjatë takimit të liderëve evropianë në Bruksel
x
Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, gjatë takimit të liderëve evropianë në Bruksel
Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, gjatë takimit të liderëve evropianë në Bruksel
Pas 24 orëve të negociatave, liderët e Bashkimit Evropian sot kanë arritur marrëveshje për buxhetin prej 960 miliardë eurosh, për periudhën 2014 – 2020.

Në mesazhin e tij në rrjetin Twitter, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha se “marrëveshja është arritur” dhe shpjegoi se Këshilli Evropian është pajtuar për buxhet, i cili zyrtarisht është i njohur si korniza financiare shumëvjeçare “për pjesën tjetër të dekadës”.

Raportohet se ky është shkurtimi i parë buxhetor në historinë e Bashkimit Evropian, pasi shuma e miratuar është për 12 miliardë euro më e vogël se ajo që ishte propozuar në samitin e nëntorit të vitit të kaluar.

Janë zvogëluar dukshëm fondet për projektet ndërkufitare dhe adminsitratë.

Tash marrëveshja duhet përfundimisht të miratohet në Parlamentin Evropian.