E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 03:39

Lajmet

ISAF: Hedhet poshtë raporti i OKB-së për vrasjen e fëmijëve

Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të ZvicrësSelia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës
x
Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës
Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës
Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) në Afganistan, e ka hedhur poshtë raportin e Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, se forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara i kanë vrarë qindra fëmijë gjatë sulmeve në Afganistan, në katër vitet e fundit.

Zëdhënësi i ISAF-it, James Graybeal, i tha Radios Afganistani i Lirë, se konstatimet e tilla “janë kategorikisht të pabaza” dhe se “poashtu nuk është i vërtetë edhe vlerësimi i tyre se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë përdorë forcë jopërkatëse gjatë operacioneve”.

Më herët ky Komitet i Kombeve të Bashkuara tha se është i alarmuar nga raportet se qindra fëmijë janë vrarë gjatë katër viteve të fundit nga sulmet dhe bombardimet ajrore të forcave të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve, me seli në Gjenevë, ka shprehur “shqetësim të thellë se, në fakt, numri i viktimave në mesin e fëmijëve është dyfishuar nga viti 2010 në vitin 2011”.

Shqyrtimi i politikave që i prekin fëmijët, nga ana e Kombeve të Bashkuara bëhet çdo katër vite, dhe raporti lidhur me këtë çështje, u publikua në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet debat i ashpër lidhur me politikën për sulmet me aeroplanë pa ekuipazh.