E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:50

Lajmet

Tiranë: Gjykata i akuzon SHBA-të për ndërhyrje në proces

Pamje e TiranësPamje e Tiranës
x
Pamje e Tiranës
Pamje e Tiranës
Një gjykatë në Tiranë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “ndërhyrje” në procesin e dy oficerëve të lartë të policisë, që janë liruar këtë javë, nga akuzat për vrasje të katër protestuesve anti-qeveri, në vitin 2011.

Paneli prej tre gjyqtarëve i ka liruar dje të dyshuarit, pas shqyrtimit të provave të mbledhura me ndihmën e ekspertëve mjekoligjorë të Shteteve të Bashkuara.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, dje nëpërmjet një kumtese, theksoi se “për fat të keq, vendimi e ka shkatërruar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit shqiptar të drejtësisë për të sjellur drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”.

Në deklaratën e sotme, gjyqtarët e kanë akuzuar Ambasadën Amerikane në Tiranë për “paragjykim të procesit korrekt, juridik dhe të paanshëm”.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu, ka reaguar sot duke thënë se “akuza është thjeshtë pa bazë” dhe shtoi se involvimi amerikan në këtë rast është bërë me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë.