Ndërlidhjet

Gjeorgji: Përkundër protestave, presidenti e mbajti fjalimin


MIkheil Saakashvili gjatë fjalimit vjetor në zyrën e tij në Tbilisi
MIkheil Saakashvili gjatë fjalimit vjetor në zyrën e tij në Tbilisi
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, sot e ka mbajtur fjalimin e tij vjetor në kryeqytetin Tbilisi, në periudhën e krizës politike në këtë vend.

Gjatë fjalimit në zyrën e tij, ai e akuzoi kryeministrin Bidzina Ivanishvili, se dëshiron ta lëvizë Parlamentin nga qyteti Kutaisi në Tbilisi, për “të pasur ndikim kontroll efektiv ndaj parlamentit”.

Fillimisht ishte paraparë që fjalimin ta mbajë disa orë më herët në Bibliotekën Kombëtare. Por, ai ishte detyruar t’i ndrshonte planet, pasi afro 200 protestues, përfshirë edhe ish të burgosur politikë, ishin tubuar aty.

Fjalimin e tij vjetor presidenti i Gjeorgjisë zakonisht e mbanë në Parlament, por Saakashvili ka vendosur që të mos shkoj atje, pasi ligjvënësit votuan dje për ta shtyrë fjalimin e tij për kohë të pacaktuar.
XS
SM
MD
LG