Ndërlidhjet

Kritiku i Putinit në arrest shtëpiak


Sergei Udaltsov
Sergei Udaltsov
Gjykata Basmanny e Moskës i ka caktuar arrest shtëpiak liderit të lëvizjes opozitare Fronti i Majtë, Sergei Udaltsov, deri më 6 prill.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi që hetuesit thanë se kanë siguruar prova të mjaftueshme që tregojnë se Udaltsov po komplotonte për prishje masive të rendit publik në Rusi.

Gjykata vendosi që Udaltsov të mos ketë kontakte me askënd tjetër pos me pjesëtarë të familjws, avokatët, hetuesit dhe përfaqësuesit e agjencive për zbatimin e ligjit.

Udaltsovit gjithashtu i është ndaluar përdorimi i telefonit, internetit dhe dërgimi dhe marrja e letrave.

Udaltsov vazhdimisht i ka mohuar akuzat se ai dhe figurat tjera opozitare po planifikonin prishje masive të rendit publik.

Ai i ka kërkuar gjykatës, që të mos ia caktojë masën e arrestit shtëpiak, pasi që deri tash i ka respektuar kufizimet e gjykatës të vëna ndaj tij dhe ka bashkëpunuar me hetuesit.
XS
SM
MD
LG