E enjte, prill 24, 2014 Kosova 07:47

Lajmet

Aksident ajror në Bruksel, vdesin 5 anëtarë të familjes

Fotografi ilustrueseFotografi ilustruese
x
Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Madhësia e shkronjave - +
Pesë anëtarë të një familjeje kanë vdekur të shtunën, derisa aeroplani i tyre privat u rrëzua në afërsi të Brukselit, raporton televizioni RTL.

Gjyshi, reja e tij dhe tre fëmijët e saj kanë humbur jetën pasi që aeroplani Cessna u përballë me vështirësi pas nisjes dhe u rrëzua në aeroportin Charleroi.

Fëmijët, dy vajza dhe një djalë ishin nën moshën 10 vjeçare.

Aeroporti është mbyllur përkohësisht derisa disa fluturime janë drejtuar për në aeroportin në Liege, njofton DPA.