Ndërlidhjet

Jordania me parlament të ri


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Mbreti Abdullahu II i Jordanisë të dielën hapi sesionin e parlamentit të sapozgjedhur të mbretërisë.

Abdullah ka thënë se ai do të ketë rol në zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm, pavarësisht reformës, që formalisht këtë fuqi ia jep legjislaturës.

Ai premtoi se do të vazhdojë me reformat demokratike dhe i kërkoi parlamentit që të shërbejë si një “inkubator i dialogut kombëtar.”

Zgjedhjet e 23 janarit të Jordanisë u bojkotuan nga Vëllazëria Myslimane, grupi më i mirë opozitar i organizuar në vend.

Zgjedhjet u fituan nga biznesmenët e pavarur, udhëheqësit e fiseve, dhe besnikët tjerë të pushtetit.

Pas zgjedhjeve qeveria e kryeministrit Abdullah Nsur paraqiti dorëheqjen te mbreti.
XS
SM
MD
LG