E dielë, prill 20, 2014 Kosova 10:47

Lajmet

Shoqëria civile shqiptare kundër Jeremiqit

Vuk JeremiqVuk Jeremiq
x
Vuk Jeremiq
Vuk Jeremiq
Madhësia e shkronjave - +
Shoqëria Civile shqiptare i ka kërkuar nëpërmjet një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, që të ndërhyjë për të marrë masa ndaj presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, njoftojnë mediat shqiptare.

Në letrën e nënshkruar nga drejtuesi i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, Mentor Kikia, kërkohet që Jeremiç të kërkojë falje publike e zyrtare si dhe të japë dorëheqjen nga posti i tij si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi lejoi që në një koncert të mbajtur me nismën e tij në OKB të luhej një pjesë muzikore nga “Marshi mbi Drin”, kolonë muzikore që shërbeu si himb ndaj masakrave në Srebrenicë.

Koncerti i 14 Janarit në OKB shkaktoi reagim të shoqërisë civile në Bosnje dhe Kosovë, të cilët iu drejtuan përmes peticioneve sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, që të ndërhyjë për të marrë masa ndaj Jeremiqit.

Organizata Forumi i Mendimit të Lirë, ka marrë mbështetjen e mbi 50 organizatave të tjera në Shqipëri, si dhe një grupi gazetarësh.

Në letër kujtohet se veprimet e Jeremiqit nuk janë të shkëputura, por të paramenduara.

Aty kujtohet edhe deklarata e parë e Jeremiqit kur është zgjedhur në krye të AP të OKB-së, kur kishte thënë se “tashmë Kosova do të njihet nga OKB-ja, vetëm po të kalohet mbi kufomën time”.