Ndërlidhjet

Vdes personi që shpiku "diplomacinë e ping-pongut"


Ilustrim
Ilustrim
Kampioni i trefishtë i ping-pongut dhe ish-ministri kinez i Sportit, Zhuang Zedong ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

Zhuang i dhuroi një pikturë lojtarit amerikan të ping-pongut, Glen Coëan në vitin 1971, duke nxitur një ngrohje të marrëdhënieve amerikano-kineze, që çuan në frazën e “diplomacisë së ping-pongut.”

Cowan humbi autobusin e ekipit të tij për në kampionatin botëror në Nagoya të Japonisë dhe iu mundësua udhëtimi me autobusin e ekipit kinez.

Pavarësisht paralajmërimeve që të mos iu afrohen lojtarëve amerikanë, Zhuang ia dhuroi pikturën Coëan-it, për të shënuar “miqësinë e popullit kinez me popullin amerikan”.

Udhëheqësi komunist Mao Zedong dëgjoi për ‘incidentin’ dhe e ftoi ekipin amerikan për të konkurruar në Kinë.

Vetëm një vit më vonë, presidenti amerikan Richard Nixon u bë presidenti i parë amerikan që e vizitoi Kinën komuniste.
XS
SM
MD
LG