E mërkurë, gusht 20, 2014 Kosova 06:51

Lajmet

Shpërthim në kufirin Turqi-Siri

Turqi - pamje arkiviTurqi - pamje arkivi
x
Turqi - pamje arkivi
Turqi - pamje arkivi
Një makinë bombë ka shpërthyer në kalimin kufitar midis Turqisë dhe Sirisë.

Mediat turke thonë se të paktën pesë njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin turk, Reyhanli.

Autoritetet i kanë thënë rrjetit CNN se katër nga të vdekurit janë turq dhe se makina që ka shpërthyer ka pasur targa të Sirisë.

Zona kufitare ka qenë skenë e luftimeve të ashpra midis forcave të Qeverisë siriane dhe rebelëve që bëjnë përpjekje të rrëzojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Turqia është mbështetëse e fuqishme e rebelëve dhe strehon mijëra refugjatë sirianë.