E hënë, dhjetor 22, 2014 Kosova 15:06

Lajmet

Assadi nuk heq dorë nga “parimet” e tij

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë takimit me një delegacion nga Jordania. Damask, 11 shkurt 2013.Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë takimit me një delegacion nga Jordania. Damask, 11 shkurt 2013.
x
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë takimit me një delegacion nga Jordania. Damask, 11 shkurt 2013.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë takimit me një delegacion nga Jordania. Damask, 11 shkurt 2013.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk do të heqë dorë nga “parimet” e tij, me gjithë “presionet dhe komplotet”, raporton agjencia zyrtare e lajmeve në Siri, Sana.

“Siria do të mbetet në qendër të botës arabe dhe nuk do të heqë dorë nga parimet e saj, edhe pse i është nënshtruar presionit shtesë dhe është bërë shënjestër e komploteve të ndryshme”, i ka thënë Assad një delegacioni nga Jordania.

Kreu i opozitës, Ahmed Moazal-Hatib, ka thënë sot se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga regjimi i Assadit, për propozimin e tij për negociata.

Hatib ka thënë se është i gatshëm për bisedime direkte me përfaqësuesit e regjimit, të cilët “nuk i kanë duart e përgjakura”.

Siria ka parë protestat e para antiqeveritare në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm protestuesit opozitarë, të cilët kërkojnë reforma demokratike.

OKB thotë se mbi 60,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetë në gati dy vjet trazira.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane i kanë bërë vazhdimisht thirrje Assadit që të japë dorëheqje.