E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 08:21

Lajmet

Obama falënderon Benedictin XVI

Pamje nga vizita e presidentit Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle, në Vatikan. Viti 2009.Pamje nga vizita e presidentit Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle, në Vatikan. Viti 2009.
x
Pamje nga vizita e presidentit Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle, në Vatikan. Viti 2009.
Pamje nga vizita e presidentit Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle, në Vatikan. Viti 2009.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka dërguar falënderime dhe lutje Papa Benedictit XVI, i cili ka njoftuar të hënën se do të japë dorëheqje më 28 shkurt.

Obama ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Michelle, ruajnë kujtime të ngrohta nga vizita e tyre në papat, në vitin 2009.

Presidenti amerikan po ashtu ka shprehur urimet më të mira për kardinalët që do të mblidhen në mes të muajit mars, për të zgjedhur papën e ri.

Ai ka thënë se të krishterët kanë luajtur rol të rëndësishëm në Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe jashtë tyre.

Benedicti XVI është bërë papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet. Ai ka përmendur si arsye mungesën e fuqisë.

Kur është zgjedhur në vitin 2005, Benedicti XVI ka qenë 78 vjeç – papa më i vjetër në afro 300 vjet.