Ndërlidhjet

SHBA reagon ndaj ndalesës së Rusisë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që menjëherë të heqë ndalesën mbi importet e produkteve të mishit të SHBA-s pas përdorimit të stimulantit ractopamine nga ana e Amerikës.

Një deklaratë e përbashkët e përfaqësuesit amerikan të Tregtisë Ron Kirk dhe sekretarit të Agrikulturës Tom Vilsack, i bën thirrje Moskës që të respektojë përkushtimet e Organizatës Botërore të Tregtisë. Deklarata shton se mishi amerikan “është prodhuar me standardet më të larta të sigurisë në botë”.

Ndalesa e Rusisë që hyri në fuqi të hënën, buron nga shqetësimet mbi përdorimin e ractopamines, një stimulant i rritjes që përdoret në mishin e viçit, derrit, bibës, për ta bërë mishin me sa më pak dhjamë.

Ractopamine është e ndaluar në disa shtete, por agjencia për ushqimin e OKB-së, thotë se stimulanti nuk e prek shëndëtin e njerëzve po që se paraqitet në nivele të ulta.
XS
SM
MD
LG