E hënë, janar 26, 2015 Kosova 05:21

Lajmet

Kryengritësit sirianë pushtojnë një bazë ajrore

Kryenrgites siriane...Kryenrgites siriane...
x
Kryenrgites siriane...
Kryenrgites siriane...
Aktivistët sirianë thanë se kryengritësit kundër regjimit të Damaskut kanë marrë një bazë ajrore ushtarake në provincën veriore, Alepo.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, tha se kryengritësit kanë marrë kontrollin e bazës al-Jarrah, pas disa ditë përleshjesh.

Zënia e bazës ajrore vjen një ditë pasi që kryengritësit sirianë u raportua se kanë marrë kontrollin e hidrocentralit më të madh në Lumin Eufrat, në provincën e Raqas.

Të hënën, një automjet-bombë ka shpërthyer në një pikë doganore në anën turke në kufi me Sirinë, duke vrarë të paktën 13 njerëz.

OKB vlerëson se më shumë se 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë konfliktit pothuajse dyvjeçar të vendit.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015