E premte, shtator 19, 2014 Kosova 11:48

Lajmet

OKB: Afro 70,000 të vrarë në Siri

Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit, 12 shkurt 2013.Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit, 12 shkurt 2013.
x
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit, 12 shkurt 2013.
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit, 12 shkurt 2013.
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se numri i të vrarëve në konfliktin sirian po i afrohet shifrës 70,000.

Pillay i ka thënë takimit të Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e civilëve në konflikt se ndarjet e thella midis vendeve anëtare, kanë çuar në mosveprim.

“Ky konflikt ka qenë shkatërrimtar dhe civilët kanë paguar çmimin”, ka thënë Pillay.

Ajo po ashtu i ka kërkuar Këshillit që të referojë Sirinë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

Rusia dhe Kina kanë bllokuar tri rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë paraparë masa ndëshkuese për Damaskun.

Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit 2011. Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e tij.