E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 04:37

Lajmet

Obama: Lufta e amerikanëve në Afganistan përfundon më 2014

Presidenti i SHBA-ve, Barack ObamaPresidenti i SHBA-ve, Barack Obama
x
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se lufta e SHBA-ve në Afganistan do të “përfundojë” deri në fund të vitit 2014.

Në një fjalim të tij, Obama tha se 34 mijë turpa amerikane do të lënë Afganistanin gjatë vitit të ardhshëm. Pas largimit të trupave gjatë vitit 2014, Obama tha: “Lufta jonë në Afganistan do të merr fund”.

Obama bëri të ditur se rrjeti i militantëve të  Al-Qaida-s, tashmë është vetëm një “hije nga ajo çfarë kanë qenë më herët”. Obama i ka bërë thirrje liderit të Iranit që të ofrojë një zgjidhje diplomatike për krizen nukleare, duke thënë se një koalicion ndërkombëtar është i vendosur për të parandaluar Republikën Islamike të prodhojë armë bërthamore.

Obama e dënoi testin bërthamor të Koresë së Veriut të bërë të martën, dhe u zotua të ndjekë shkurtime të mëtejshme në arsenalin bërthamor të SHBA-ve dhe Rusisë.