Ndërlidhjet

SHBA: Polici vrasës dyshohet së është djegur


Foto nga helikopteri të kasolles së të dyshuarit
Foto nga helikopteri të kasolles së të dyshuarit
Një polic në jug të Kalifornisë ish pjesëtar i Policisë së Los Anxhelosit, është i dyshuar për vrasjen edhe të një polici tjetër, duke e dërguar në katër numrin e viktimave.

Policia ka bërë të ditur se, Christopher Dorner besohet se është fshehur në një kasolle në kampin Big Bear, në malet që gjenden në lindje të Los Anxhelosit.

Zyrtarët thanë se, i dyshuari ka qenë i përfshirë në një shkëmbim zjarri me policinë, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër.

Një xhirim i bërë nga helikopteri, tregon se kasollja ku është fshehur i dyshuari është djegur. Ende nuk dihet për fatin e të dyshuarit.

Policia ka filluar ndjekjen e Dorner-it për afro një javë, pasi që besohet se ka përgatitur një fushatë në shenjë hakmarrje ndaj stafit policor të cilët e kishin larguar atë nga puna para pesë viteve.
XS
SM
MD
LG