Ndërlidhjet

Afganistan: Raportohet se nga sulmi i NATO-së, janë vrarë civil


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zyrtarë lokalë afganë theksojnë se një sulm ajror i NATO-s në lindje të Afganistanit ka vrarë 10 civilë, përfshirë pesë fëmijë.

Guvernatori i Provincës Kunar, Fazlullah Wahidi tha se Forca Ndihmëse e Sigurisë Ndërkombëtare të NATO-s (ISAF) sulmoi në ditën e mërkurë pa i informuar paraprakisht autoritetet lokale.

Ai tha se të paktën katër luftëtarë talebanë u vranë në sulm, që ka ndodhur në fshatin Chaugam.

Zëdhënësi i ISAF-it, Major Adam Wojack tha se ai ishte në dijeni të një incidenti që "përputhet" me raportin nga Kunar, por tha se ai nuk mund të konfirmojë numrin e vdekjeve apo të viktimave civile.

Wojack tha: "Ne i kemi marrë seriozisht të gjitha akuzat e viktimave civile dhe ne jemi duke e vlerësuar incidentin." Viktimat civile të shkaktuara nga forcat e NATO-s janë një çështje shumë e ndjeshme dhe janë dënuar rregullisht nga presidenti Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG