E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 21:40

Lajmet

Irani instalon centrifuga të reja

Natanz - objekt bërthamor i IranitNatanz - objekt bërthamor i Iranit
x
Natanz - objekt bërthamor i Iranit
Natanz - objekt bërthamor i Iranit
Irani ka njoftuar se ka nisur instalimin e centrifugave të reja për pasurimin e uraniumit në objektin Natanz.

Kreu i Agjencisë iraniane për Energji Bërthamore, Fereydun Abbasi-Davani, ka thënë se centrifugat do të përdoren për të pasuruar uranium në nivel të ulët.

Por, vëzhguesit druajnë se makinat mund të përshpejtojnë aktivitetin bërthamor të Iranit.

Njoftimi vjen përkrah vizitës së një delegacioni të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Teheran, i cili po negocion mundësitë për inspektim të objekteve bërthamore të republikës islamike.

Perëndimi dyshon se Irani punon në krijimin e armës atomike, andaj edhe ka miratuar një varg sanksionesh kundër tij.

Zyrtarët iranianë hedhin poshtë akuzat.