Ndërlidhjet

Bie çatia e Çernobilit


Pamje nga centrali i Çernobilit, 13 shkurt 2013.
Pamje nga centrali i Çernobilit, 13 shkurt 2013.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se çatia e një seksioni të uzinës bërthamore në Çernobil ka rënë si pasojë e peshës së rëndë të dëborës.

Çatia është ndërtuar pas shpërthimit të vitit 1986 në këtë uzinë, por nuk është pjesë e strukturës së ndërtuar për të ndaluar materialin radioaktiv pas aksidentit.

Agjencia për Emergjenca e Ukrainës ka thënë se nuk ka të lënduar dhe as rritje të rrezatimit nga centrali.

Punonjësit kanë nisur pastrimin e mbeturinave dhe heqjen e borës.
XS
SM
MD
LG