Ndërlidhjet

Rusia i dërgon armë ushtrisë së Malit


Mali
Mali
Rusia ka furnizuar me armë Qeverinë e Malit.

Kreu i Agjencisë Eksportuese të Armëve “Rosobornexport”, Anatoly Isaikin, ka thënë se deri më tash janë dërguar disa armë të lehta, ndërsa po vazhdojnë bisedimet për dërgimin e një sasie tjetër.

Në javët e fundit, forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Franca kanë dëbuar kryengritësit e Al Kaidës, të cilët kanë pushtuar pjesën veriore të Malit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë sot se po punojnë për një “strategji rajonale” për rajonin e Sahelit.

Një përzierje e rrezikshme e ekstremizmit islamik dhe bandave kriminale thuhet se është duke nxitur trazira në këtë hapësirë.
XS
SM
MD
LG