E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 11:39

Lajmet

Rritet papunësia në Portugali

LisbonëLisbonë
x
Lisbonë
Lisbonë
Madhësia e shkronjave - +
Shkalla e papunësisë në Portugali është rritur në 16.9 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2012, ka bërë të ditur zyra për statistika “INE”.

Sipas saj, shkalla mesatare e papunësisë në këtë vend gjatë pjesës tjetër të 2012-ës ka qenë 15.7 për qind. “Shifrat e reja janë për dy për qind më të larta se parashikimet e qeverisë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Statistika.

Papunësia në Portugali është në rritje qysh në vitin 2008, kur ka qenë 7.6 për qind.

Autoritetet portugeze kanë rënë dakord për zbatimin e masave të ashpra të kursimit, në këmbim të ndihmës financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Në vitin 2011, Portugalisë i është miratuar ndihma prej 78 miliardë eurosh.

Kritikët thonë se masat e kursimit kanë paralizuar ekonominë dhe kanë çuar në rritje të papunësisë.