E premte, maj 22, 2015 Kosova 21:07

Lajmet

Papa mban meshën e fundit publike

Papa gjatë meshës publike në Bazilikën e Shën Pjetrit, 13 shkurt 2013.Papa gjatë meshës publike në Bazilikën e Shën Pjetrit, 13 shkurt 2013.
x
Papa gjatë meshës publike në Bazilikën e Shën Pjetrit, 13 shkurt 2013.
Papa gjatë meshës publike në Bazilikën e Shën Pjetrit, 13 shkurt 2013.
Papa Benedicti XVI ka mbajtur meshën e fundit publike, para se të japë dorëheqje më 28 shkurt.

Shërbesa ka qenë për të Mërkurën e Hirtë dhe është mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Gjatë predikimit të tij, ai ka folur edhe për dorëheqjen dhe ka kërkuar lutjet e besimtarëve.

Po sot, Papa ka folur edhe para një audience të hapur në sallën e Vatikanit, ku kanë qenë të tubuar mijëra njerëz.

Papa ka thënë se dorëheqja e tij “është në të mirë të Kishës”.

“Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e vendimit, por edhe për zvogëlimin e forcës sime shpirtërore dhe fizike”, ka thënë Benedicti XVI.

Ai do të heqë dorë nga detyrat e Papatit më 28 shkurt.

Kjo është dorëheqja e parë e një pape në gati 600 vjet.

Papa i ri duhet të zgjidhet deri në fund të muajit mars.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.