Ndërlidhjet

Atleti paralimpik i dyshuar për vrasje


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Mediat e Afrikës Jugore raportojnë se fituesi paralimpik i medaljeve të arta Oskar Pistorius, e ka qëlluar dhe vrarë të dashurën e tij.

Policia konfirmoi arrestimin e 26-vjeçarit, pas vrasjes së një gruaje 30 vjeçare.

Një raport I një radioje vendor tha se Pistorius e qëlloi gruan në kokë dhe qafë në shtëpinë e tij në Pretoria.

Raportet thonë se ai mund ta ketë marrë atë për ndonëj hajdut, por, rrethanat mbeten të paqarta.

Pistorius ka këmbët e amputuara dhe vrapon me proteza nga fibrat e karbonit, që janë të ngjitura poshtë gjunjëve të tij.

Ai fitoi medalje të arta në Lojërat Paralimpike në Londër, Pekin, dhe Athinë.

Në vitin 2012, Pistorius bëri histori si personi i parë me këmbë të amputuara, që konkurroi në Lojërat Olimpike, edhe pse nuk fitoi ndonjë medalje.
XS
SM
MD
LG