Ndërlidhjet

Pakistan: Deklaratë e përbashkët kundër terrorizmit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Përfaqësues të partive politike dhe religjioze në Pakistan, gjatë një takimi në Islamabad, janë pajtuar që të kenë një strategji të përbashkët për luftimin e terrorizmit.

Shefi i Partisë Nacionale Awami Asfandyar Wali Khan, ka lexuar deklaratën e miratuar njëzëshëm në takimin në të cilin u tha se “pjesëmarrësit kanë rënë dakord se arritja e paqes nëpërmjet dialogut duhet të jetë prioriteti numër një”.

Ai, megjithatë, shtoi se 26 partitë politike dhe fetare të pranishme në konferencë u pajtuan se sfidat e paraqitura nga terrorizmi duhet të trajtohet në përputhje me “Kushtetutën, ligjin, sigurinë dhe sovranitetin e vendit”.

Konferenca u mbajt pasi që grupi i ndaluar islamik Tehrik-e Taliban i ka ofruar qeverisë bisedime të kushtëzuara paqes.
XS
SM
MD
LG