Ndërlidhjet

Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Raportohet se artileria turke ka sulmuar caqe të ushtrisë së Sirisë, pasi që një mortajë siriane kishte rënë në territorin turk. Mediat turke kanë njoftuar të premtën se predha ka rënë në provincën Hatay, në afërsi të kufirit më Sirinë.

Agjencia e lajmeve Anatolia, raporton se shpërthimi ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar rreth 1 kilometër në jug të një baze ushtarake turke. Raportohet se nuk se nuk ka pasur dëme në ky shpërthim.

Marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë përkeqësuar pasi që Ankaraja i është bashkuar vendeve arabe dhe perëndimore të cilat janë duke i bërë presion presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndalur sulmet e dhunshme ndaj kryengritjes popullore që shpërtheu në mars të vitit 2011.

NATO ka vendosur bateri të tjera me raketa Patriot përgjatë kufirit të Turqi - Siri. Në dhjetor të vitit të kaluar, NATO ra dakord për të ndihmuar Turqinë - anëtare e aleancës, që të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, për të qenë të përgatitur në rast të një përhapje të mundshme të konfliktit sirian.
XS
SM
MD
LG