E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 21:02

Lajmet

Kerry dhe Ashton kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi

Foto nga takimi Kerry-AshtonFoto nga takimi Kerry-Ashton
x
Foto nga takimi Kerry-Ashton
Foto nga takimi Kerry-Ashton
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Cathrine Ashton dhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kanë biseduar në Uashington për “pjesën më të rëndësishme të dilogut” Prishtinë-Beograd, që pritet të ndodhë gjatë takimi të ardhshëm në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë, është bërë e ditur në selinë e BE-së. 

Sipas një deklarate të lëshuar nga kabineti i Catherine Ashton, thuhet se, ajo nuk është befasuar se njëra ndër temat për të cilat është diskutuar ka qenë edhe Kosova, pasi që, sipas saj, SHBA -të “janë partner i rëndësishëm në këto përpjekje”.

Sekretari amerikan i shteti, sipas një transkripti të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, ka thënë se,  “e falënderon zyrtarën e lartë të BE-së për përpjekjet e mëdha”, të bëra në dialogun Kosovë-Serbi.

Kerry ka shtuar se, Ashton është duke biseduar me “aktorët kryesor në Ballkan lidhur me sfidat ekszituese lidhur me raportet Kosovë-Serbi”.

Sipas tij, zyrtarja e lartë e BE-së, është duke “punuar shumë në mënyrë që të afrojë qëndrimet e palëve dhe të gjejë një zgjidhje përfundimtare”.