E dielë, maj 24, 2015 Kosova 11:07

Lajmet

Vazhdojnë dëshmitë kundër ish-kryeministres së Ukrainës

Foto ArkivFoto Arkiv
x
Foto Arkiv
Foto Arkiv
Një dëshmitar i ka thënë një gjykate në Kiev se ish-Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko ka paguar 3 milion dollarë për vrasjen e një deputeti ukrainas 16 vjet më parë.

Dëshmia e së premtes vjen një ditë pasi një tjetër dëshmitar i tha Gjykatës se Qarkut  Pechera se në vitin 1996 vrasja e Yevhen Shcherban kishte qenë e urdhëruar nga Timoshenko.

Ajo është duke vuajtur një dënim shtatë-vjeçar me kusht për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe nuk ishte paraqitur në gjykatë.

Timoshenko, e cila  është aktualisht në një qendër mjekësore në qytetin lindor të Kharkivit, thotë se ajo kurrë nuk ka refuzuar për tu shfaqur në Gjykatë.

Ajo këmbëngul se të gjitha akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.