E hënë, maj 25, 2015 Kosova 11:24

Lajmet

Takimi Thaçi-Daçiq më 19 shkurt

Kryeministri serb, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim ThaçiKryeministri serb, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
x
Kryeministri serb, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri serb, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq do të mbahet të martën më 19 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

“Takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të mbahet në Bruksel në javën e ardhshme. Ai do të organziohet nga Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, ndërsa palët do të përfaqësohen nga kryeministri Thaçi dhe kryeministri Daçiq. Takimi do të fillojë të martën, më 19 shkurt”, ka bërë njoftimin Kocijançiq, në rrjetin social, Twitter.

Në këtë raund bisedimesh është paraparë që të bisedohet për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele serbe në Kosovë.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.