Ndërlidhjet

Putin kërkon maturi nga G20


Presidenti rus, Vlaldimir Putin
Presidenti rus, Vlaldimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin iu ka bërë thirrje ministrave të Financave nga shtetet e kryesore industriale dhe ato në zhvillim, që të marrin në konsideratë implikimet politike dhe sociale të vendimeve të tyre.

Putin u takua me ministrat e financave dhe shefat e bankave qendrore të G20-ës të premten, derisa ky grup nisi takimin dyditësh në kryeqytetin rus.

Putin u tha atyre se sfida kryesore për G20 është që të “nxjerrë nga stagnimi ekonomitë botërore, sikurse edhe nga pasigura dhe për të shkuar drejt rrugës së rritjes ekonomike”.

Takimi i G20 po ndodh për shkak të shqetësimeve se qeveritë mund të zhvlerësojnë monedhat e tyre për të nxitur rritjen ekonomike.

Zyrtarët financiarë ndërkombëtarë, megjithatë, thanë se nuk ka ndonjë kërcënim të ”luftës së valutave”.
XS
SM
MD
LG