Ndërlidhjet

Holanda nis hetimet për skandalin me mish kali


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Prokurorët holandezë thanë se e kanë nisur një hetim kriminal ndaj kompanive që dyshohet se i kanë vënë etiketa false mishit të viçit, derisa ai përmbante mish kali.

Ndërkohë, mish kali është gjetur edhe në hamburgerët e dedikuar për spitalet në Irlandën Veriore.

Komisioni Evropian iu ka bërë bëjë thirrje të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, që të kryejnë teste të ADN-së në produktet e viçit, për të kontrolluar nëse ka prani të mishit të kalit.

Propozimi u bë i ditur nga Komisioneri për Shëndetësi i BE-së, Tonio Borg, pas bisedimeve të krizës në Bruksel në mes të ministrave të bujqësisë të vendeve të BE-së, që janë prekur më së shumti nga skandali me mishin e kalit.

Dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr nga tregu disa produkte, pasi që testet treguan praninë e mishit të kalit në produktet e përpunuara që mbanin etiketa të mishit të viçit.

Rumania ka hedhur poshtë akuzat se firmat në atë vend qëndronin prapa shpërndarjes së mishit të kalit në vend të atij të viçit.
XS
SM
MD
LG