Ndërlidhjet

Arrestohet serbi, dëmtoi kishën në Kufce të Epërme


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Policia e Kosovës ka arrestuar një dyzetvjeçar të nacionalitetit serb për dëmtimin e disa ikonave në kishën e fshatit Kufce e Epërme.

Rasti është regjistruar të enjten në mesnatë, pas denoncimit që kishin bërë fshatarët në polici.

Sipas një njoftimi nga forcat e rendit, kishës së fshatit i janë dëmtuar 10 ikona, si dhe dera e pasme e objektit.

“Pas kapjes së tij, ishte konstatuar se ai ishte një qytetar i nacionalitetit serb, D. A. i lindur me 1968, i cili ka pranuar se kishte thyer ikonat,” thotë komunikata e policisë e lëshuar një ditë pas incidentit.

Policia thotë se aksioni i mbrëmshëm është realizuar me sukses fal ndihmës së fshatarëve për të kapur të dyshuarin.

Kisha e fshatit në Kufce e Epërme, që gjendet në komunën e Novobërdës, ka qenë sulmuar edhe para disa muajve. Kurse policia thotë se i arrestuari ka pranuar fajësinë edhe për këtë krim.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në afat prej 48 orëve.
XS
SM
MD
LG