Ndërlidhjet

Njohja e Kosovës "kushti thelbësor i BE-së për Serbinë"


Ilustrim
Ilustrim
Kryetarja e Këshillit për Çështje të Evropës, e Parlamentit francez, Danielle Auroi ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën, por, ky kusht nuk është vendosur në letër, por, është thënë me gojë.

“Ky, nuk është, të them ashtu, një kusht i shkruar, por, as nuk do të ketë hyrje në Serbi, dhe as të Kosovës në BE, derisa të dy vendet të mos pajtohen plotësisht, dhe të mos e pranojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Auroi në një intervistë për Veçernje Novostin.

Në sugjerimin e gazetarit se kërkesa për njohje nuk është formuluar në obligimet që Serbia i ka ndaj Brukselit, Auroi ka thënë se “nuk është e shkruar, por është thënë me gojë”.

“Përndryshe, nuk shoh se si BE mund të pranojë ndonjë shtet, që nuk e ka njohur shtetin tjetër”, u shprej Auroi.

E pyetur nëse beson se do të ketë njohje të ndërsjellë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ajo ka thënë se “kjo për ne do të jetë kushti ‘sine qua non(thelbësor)”.
XS
SM
MD
LG