E hënë, korrik 28, 2014 Kosova 08:15

Lajmet

Autoritetet ruse, dyshojnë në vrasjen e një fëmije rus nga nëna amerikane

Foto të një familje amerikane e cila ka doptuar fëmijë rusëFoto të një familje amerikane e cila ka doptuar fëmijë rusë
x
Foto të një familje amerikane e cila ka doptuar fëmijë rusë
Foto të një familje amerikane e cila ka doptuar fëmijë rusë
Zyrtarë rusë kanë bërë të ditur se një 3 vjeçar rus, është vrarë në Teksas nga nëna e tij amerikane e cila e kishte adobtuar. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov ka thënë të hënën se sutoritet ruse do të monitorojnë hetimet për vdekjen e Maksim Kuzmin-it.

Ombdusmani për të drejtat e fëmijëve rus Pavel Astakhov ka thënë të hënën se, “sipas hetimeve të autoriteteve të SHBA-ve, Maksimi 3 vjeçar, është rrahur nga nëna e tij adoptive, e cila i kishte dhënë atij ilaqe psikotropike gjatë një periudhe të gjatë kohore”.
Autoritetet e SHBA-ve, ende nuk kanë komentuar lidhur me këtë ngjarje.

Rusia ka shfaqur kritika të shumta lidhur me trajtimin e bonjakëve rus nga prindërit amerikan dhe në dhjetor miratoi një ligj të diskutueshëm që ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë.