E martë, tetor 21, 2014 Kosova 18:44

Lajmet

BE shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Foto ilustrueseFoto ilustruese
x
Foto ilustruese
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian i ka forcuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut pas testit bërthamor të kryer gjatë javës së kaluar.

Marrja e këtij vendimi është arritur gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, të hënë në Bruksel.

Këto sanksione përfshijnë ato të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së gjatë janarit dhe gjithashtu, janë shtuar edhe disa masa tjera, përfshirë këtu ndalesën e eksprotit të materilat kryesor që lidhet me sektorin e raketave balistike të Koresë së Veriut dhe kufizime financiare.

Korea e Veriut, është sanksionuar nga shumë vende , pas 12 shkurtit pasi që kishte realizuar testin e tretë bërthamor. Në një deklaratë të bërë të hënën, ministrat e financave të BE-së, kanë kritikuar Pyongyangun se, “prapë ka zgjedhur rrugën e gabuar të provokimit dhe izolimit”.