Ndërlidhjet

Përfundon për sot takimi Thaçi-Daçiq


Bruksel, 19 shkurt 2013.
Bruksel, 19 shkurt 2013.
Në Bruksel ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, për të vazhduar sërish nesër.

Takimi, i cili ka qenë i pesti me radhë, është zhvilluar nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, Rikard Jozwiak, thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të arritur.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian nuk ka dalë ende me deklaratë zyrtare.

Bisedimet në nivel të kryeministrave midis Kosovës dhe Serbisë kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG