E dielë, gusht 31, 2014 Kosova 02:16

Lajmet

Mitrovica tronditet sërish nga shpërthimi

Logo e Policisë së KosovësLogo e Policisë së Kosovës
x
Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur një tjetër shpërthim, i cili këtë herë ka pasur për cak shtëpinë e një banoreje shqiptare.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë pas orës 20, në Lagjen e Rrokaqiejve.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, me gjithë faktin se në kohën e shpërthimit, ankuesja ka qenë së bashku me familjarët e saj brenda shtëpisë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, autoritetet policore janë duke hetuar rastin.

Ky është shpërthimi i tretë që ka ndodhur në më pak se 48 orë në veri të Mitrovicës.

Kjo zonë është shndërruar në skenë të sulmeve të shpeshta.

Ekspertët e sigurisë thonë se sulmet i bëjnë grupet kriminale të serbëve në veri, të cilat i frikësohen epilogut të pafavorshëm për ta, të dialogut Prishtinë-Beograd.