E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 09:43

Lajmet

Jep dorëheqje kryeministri i Tunizisë

Hamadi JebaliHamadi Jebali
x
Hamadi Jebali
Hamadi Jebali
Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, ka dhënë dorëheqje, pasi nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e partisë së tij islamike Ennahda, për formimin e një qeverie të përkohshme teknokratësh.

Jebali ka thënë se po realizon premtimin për dorëheqje, nëse nuk arrin të formojë kabinetin jopartiak.

Jebali, i cili përfaqëson krahun e moderuar të partisë në pushtet Ennahda, ka premtuar se do ta largojë Tunizinë nga kriza, e cila ka shpërthyer me vrasjen e liderit të opozitës, Chokri Belaid, më 6 shkurt.

Jebali ka qenë kryeministër qysh në dhjetor të vitit 2011.

Vrasja e Belaidit ka shkaktuar protesta të dhunshme në mbarë vendin.

Që nga revolucioni i 2011-ës, i cili ka rrëzuar diktatorin Zine El Abidine Ben Ali, Tunizia është përfshirë nga trazirat sociale, në lidhje me “dështimin e qeverisë për të përmirësuar standardet e jetesës”.