Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shkëmbimi i euros me dollarin në normën 1.30-1.40 dollarë për një euro, është “normal.
Ky është një koment i pazakontë i saj në lidhje me tregjet e shkëmbimeve të monedhave të huaja.
“Norma e euros në mes të 1.30 dhe 1.40 është normale në kontekstin historik të euros”, ka thënë Merkel në një konferencë ekonomike, derisa po rriten shqetësimet se euro është tepër e fuqishme karshi valutave të tjera.
Ajo ka thënë se Gjermania është e vendosur për të shtyrë përpara “një lëvizje të lirë” të normave të shkëmbimit dhe tha se në këtë kuadër deklarata e ministrave të Financave të G20 ishte “sinjal i mire”.
Në këtë takim të zhvilluar në Moskë, përfaqësuesit e G20 u pajtuan që të mos i vënë në shënjestër normat specifike ose devalvimin e valutave për t’i bërë ato më konkurruese, në mes të shqetësimeve për “luftërat e valutave”.
Disa shtete të eurozonës, si për shembull Franca, kanë shprehur shqetësimin se niveli i euros, që është rritur së fundi, mund të dëmtojë eksportet e eurozonës.