E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 14:49

Lajmet

Sërish grevë në Hamburg, anulohen fluturime

Gjermani, foto nga arkiviGjermani, foto nga arkivi
x
Gjermani, foto nga arkivi
Gjermani, foto nga arkivi
Më shumë se 100 fluturime në aeorportin e Hamburgut janë anuluar të mërkurën, dersia personeli i sigurisë ka vazhduar me grevën.

Nga 181 nisje 115 janë anuluar, derisa 25 nga 181 arritje janë anuluar, ka thënë zëdhënësja e aeroportit.

Aeroportet kryesore rajonale të Gjermanisë janë goditur në muajt e fundit nga grevat e personelit të sigurisë, që është përgjegjës për kontrollimin e pasagjerëve dhe të valixheve të dorës.

Sindikatat planifikojnë greva të tjera në dy aeroportet tjera rajonalë atë të Këln-Bonit dhe në Dyzeldorf.