E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 01:19

Lajmet

Armstrong nuk i jep informacione USADA-s

lance Armstronglance Armstrong
x
lance Armstrong
lance Armstrong
Avokati i Lance Armstrongut, tha se çiklisti i turpëruar, nuk do të japë intervistë nën betim për Agjencinë Anti-Doping (USADA) të SHBA-së, agjenci kjo që kërkonte nga ai të tregonte të gjitha çka di për doping.

Zyrtarët USADA-s thanë se Armstrong duhet të flaës me ta, në qoftë se shpreson në zvogëlimin e ndalimin të përjetshëm të pjesëmarrjes së tij në të gjitha sportet.
E mërkura ishte afati i fundit për Armstrongun që të pajtohej për intervistë.

Avokati Tim Herman tha se Armstrong nuk do të marrë pjesë në një proces të dizajnuar “vetëm për të demonizuar individët e caktuar”.

Armstrong ka thënë se është i gatshëm për të marrë pjesë në një përpjekjet ndërkombëtare për të spastruar çiklizmin.

Në janar, ai pranoi se nën ndikimin e drogave kishte fituar shtatë tituj të Tour de France. Këta tituj i janë hequr atij.