Ndërlidhjet

Vriten 35 persona dhe mbi 200 plagosen nga një shpërthim në Damask


Siri - Foto nga shpërthimi në qendër të Damaskut
Siri - Foto nga shpërthimi në qendër të Damaskut
Mediet shtetërore të Sirisë, raportojnë për një shpërthim të madh në qendrën e Damaskut, kryeqytetit sirian. Sipas Policisë, bomba e vendosur në veturë shpërtheu të enjten afër zyrave qendrore të partisë siriane Baath dhe Ambasadës Ruse.

Mediet e shtetit e kanë quajtur atë një sulm “terrorist” – shprehje e cila shpesh përdoret për sulmet e rebelëve kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Televizioni shtetëror ka raportuar se nga ky shpërthim kanë gjetur vdekjen së paku 35 persona dhe janë lënduar më shumë se 200 të tjerë.

Ambasada Ruse ka raportuar se disa prej dritareve të saj ishin thyer prej këtij shpërthimi.

Gjithashtu u raportua se dy mortajave u ishin vënë zjarr në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë në Damask, por nuk është thënë asgjë për viktimat e atij sulmi.
XS
SM
MD
LG