E martë, korrik 29, 2014 Kosova 08:39

Lajmet

Rruga evropiane e Maqedonisë “në rrezik”

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
x
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, u ka bërë thirrje udhëheqësve në Maqedoni që të gjejnë zgjidhje kompromisi për krizën politike.

Në letrën dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës, Branko Cërvenkovski, Fuele thotë se zgjidhja e krizës qëndron në Shkup.

“Palët duhet të gjejnë sa më shpejt kompromisin, në mënyrë që vendi t’i kthehet rrugës euroatlantike, e cila në këtë moment është e rrezikuar”, ka thënë Fuele.

Ai po ashtu ka thënë se është i gatshëm të udhëtojë në Maqedoni, porse kushtet e vizitës së tij “do t’i diktojnë politikanët e këtij vendi”.

Për shkak të thellimit të mosmarrëveshjeve mes partive politike dhe vendimit të opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve, Fuele ka anuluar vizitën e paraparë për këtë javë në Maqedoni.