E martë, korrik 29, 2014 Kosova 10:39

Lajmet

OSBE kërkon reformat në shërbimin civil

Logo e OSBE-sëLogo e OSBE-së
x
Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Institucionet në Kosovë duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të zbatuar plotësisht legjislacionin për shërbimin civil dhe për të finalizuar procesin e reformës në këtë shërbim, përfshirë përfaqësimin e barabartë të grave dhe komuniteteve, thuhet në dy raportet e OSBE-së, të publikuara sot.

Raporti i parë ofron një pasqyrë të gjendjes së tanishme të zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil, ndërsa i dyti fokusohet në përfaqësimin e komuniteteve në nivelet qendrore dhe lokale.

“Institucionet në Kosovë, veçanërisht Ministria e Administrimit Publik dhe komunat, kanë bërë përparim të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil, i cili përshkruan hapat që duhet të ndërmerren për finalizimin e reformave në shërbimin civil dhe përmbushjen e standardeve të njohura ndërkombëtarisht”, ka thënë kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Vonesat në miratimin e legjislacionit përkatës, në ofrimin e kontratave të përhershme për nëpunësit civilë dhe në krijimin e njësive të personelit në komuna, megjithatë, janë duke penguar procesin e reformës. Jam posaçërisht i shqetësuar me përfaqësimin e vogël të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve”, ka thënë Schlumberger.

Raportet kanë gjetur se përfaqësimi i komuniteteve në nivel qendror është rreth 2 për qind më pak se pragu i kërkuar prej 10% dhe se komunitetet nuk janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në një të tretën e komunave të vlerësuara.

As gratë, as komunitetet nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në organet e rekrutimit, thuhet në raporte.