Ndërlidhjet

Qeveria çeke u kompenson pronën kishave


Kryeministri i Çekisë, Petr Necas.
Kryeministri i Çekisë, Petr Necas.
Qeveria e qendrës së djathtë në Republikën Çeke ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësuesit e 16 kishave dhe organizatave fetare, për t’iu paguar atyre miliarda dollarë kompensim për pronën që regjimi komunist në ish-Çekosllovaki u ka sekuestruar.

Pas nënshkrimit, kryeministri Petr Necas e ka cilësuar marrëveshjen si “akt të drejtësisë”.

Qeveria është pajtuar t’iu paguajë organizatave fetare 3.1 miliardë dollarë gjatë 30 vjetëve të ardhshëm.

Ekzekutivi, ndërkohë, do të ndalojë gradualisht mbulimin e shpenzimeve të kishave gjatë 17 vjetëve të ardhshëm.

Marrëveshja është pjesë e një plani të miratuar në parlament.

Sipas këtij plani, kishave po ashtu do t’iu kthehet 56 për qind e pronës së tyre, që aktualisht mbahet nga shteti.

Opozita e krahut të majtë është duke sfiduar planin në Gjykatën Kushtetuese.
XS
SM
MD
LG