Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për madhësinë e forcës së sigurisë afgane, pas tërheqjes së aleancës më 2014.
Raportet e mediave kanë thënë se zyrtarët e NATO-s janë duke shqyrtuar planet për të ndihmuar Afganistanin që të mbajë një forcë prej rreth 350,000 trupash, deri së paku në vitin 2018.
Një hap i tillë do t’iu kushtonte vendeve anëtare të aleancës miliarda dollarë më shumë.
Rasmussen, duke folur në fund të takimit dyditor të ministrave të NATO-s në Bruksel, ka thënë se nuk është bërë ndonjë kërkesë e re për financimin e forcave afgane.
Lexoni edhe këtë.