E enjte, prill 17, 2014 Kosova 00:17

Lajmet

SHBA dërgon trupa në Niger

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
x
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dërguar rreth 100 trupa amerikane në Niger, për të ndihmuar në frenimin e terrorizmit në veri të Afrikës.

Në një letër dërguar Kongresit, Obama ka thënë se rreth 40 trupa shtesë janë dërguar në Niger të mërkurën, për t’iu bashkuar 60 shërbyesve amerikanë, që tashmë janë atje.

Presidenti ka thënë se trupat, në bashkëpunim me forcat franceze, do të kryejnë operacione kundër militantëve islamikë në Malin fqinj dhe “partnerët e tjerë të rajonit”.

Letra e Obamës në Kongres përmbush detyrimin ligjor për të njoftuar ligjvënësit në lidhje me vendosjen e ushtrisë amerikane jashtë shtetit.

Pentagoni po ashtu po shqyrton planet për të vendosur avionë pa pilotë në Niger, të cilët "do të monitoronin çdo lëvizje të Al Kaidës në rajon".